Numërohen kutitë e para në Vlorë dhe Konispol, Partia Socialiste në avantazh

26/04/2021 00:53

Procesi i numërimit të votave ka nisur në disa prej bashkive në vend, ndërkohë që kanë dalë rezultatet e para.

Në fshatin Karbunar të Vlorës, ka përfunduar kutia e parë, ku 120 vota janë për Partinë Socialiste, 67 vota për Partinë Demokratike dhe 53 vota për Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Në fshatin Çiflik, të Konispolit është numëruar kutia 4707 e KZAZ-së 92. PS numëron 138 vota,PD-ja 79 vota dhe LSI 8 vota.

Ndërkohë, në të gjithë qarkun e Vlorës ka përfunduar procesi i dorëzimit të kutive dhe materialeve zgjedhore. Punonjësit e policisë kanë marrë procesverbalet e dorëzimit në rregull të kutive.
Ka filluar procesi i numërimit dhe në bashkinë Himarë, po numërohen 2 kutitë e para nga 35 në total.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA