Kutitë me fletët e votimit po dërgohen drejt qendrave përkatëse të numërimit.
I pari vend ku ka nisur numërimi i fletëve të votimit është Pusteci. Ndërkohë edhe në Memaliaj pritet të fillojë numërimi i tre kutive të para. Edhe në Këlcyrë tani sapo filloi numërimi i kutive.
Në Libohovë po përfundon trajnimi i numëruesve dhe pas pak do të nisë numërimi.
Ndërsa vijon procesi i dorëzimit të kutive të votimit në Klos, Bulqizë dhe Përmet. Në Dropull janë duke u pranuar dy kutitë e fundit nga 37 që janë në total. Në Gjirokastër janë pranuar deri tani 38 nga 69 kuti votimi.
Në KZAZ 91 në Finiq po futen edhe 5 kutitë e fundit nga 50 që janë total dhe në vazhdim do të bëhet një pushim 30 minuta për të vazhduar me procesin e numërimit.
Ndërsa në KZAZ 92 Konispol po përfundon dorëzimi dhe ndërkohë nis përgatitja e grupeve numëruese.
Top Channel