Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha në një lidhje live në “Breaking”ndërsa është në Elbasan tha se janë vënë postblloqe gjatë rrugës për në vendngjarje, për të kontrolluar të gjithë personat që hyjnë apo dalin nga Elbasani.
“Teksa po udhëtonim drejt Elbasanit pashë që kishte postblloqe të shumta të policisë, në vazhdën e një sërë kontrollesh, është një incident shumë i rëndë. Elbasani është përmendur shpesh dhe është evidentuar si një qytet me përplasje fizike e konsiderohej një zonë e nxehtë parazgjedhore, por edhe gjatë ditës së zgjedhjeve, mund të kishte përplasje edhe nga anëtarët partiakë”, tha ajo.
Theksojmë se është një ngjarje e rëndë shumë pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku pas një përplasje të pjesëtarëve të PS dhe PD, është përdorur armë, ku përfunduan të plagosur 3 persona dhe një i vdekur, Pjerin Xhuvani.
Top Channel