Një tjetër kandidat, Rrahman Rraja deklaron se ka mbaruar shkollën e mesme bujqësore në Nikël në vitet ’80. Në jetëshkrimin zyrtar që ka dorëzuar në KQZ dhe Kuvend, Rraja nuk ka shënuar asnjë të dhënë se çfarë aktiviteti ka kryer për 20 vite nga 1980-2000. Siç shihet, në vitin 2000 shkruan se ka marrë detyrën e kryetarit të Këshillit të Komunes Nikël.
Në vitin 2003 është zgjedhur kryetar komune, kur ishte vetëm me arsim te mesëm. Pikërisht në këtë vit, Rrahman Rraja kujtohet të nisë arsimin e lartë me korrespondencë, në Universitetin Bujqësor të Kamzës. Kjo me gjasë si domosdoshmëri e detyrës së re, si kryetar Komune.
Po nga CV-ja zyrtare mësojmë se ai e ka drejtuar për 12 vite këtë komunë. Më pas, karriera e tij ka njohur vetëm rritje derisa mbërriti në parlamentin e Shqipërisë në vitin 2017. Ndërkohë që kandidon edhe këto zgjedhje në qarkun e Durrësit dhe mban numrin 6.
Kandidati me numrin 5 për Durrësin i partisë Socilaiste, është Ilir Ndraxhi. Në CV e tij shkruan se ka arsimin e lartë si “Inxhinier pyjesh”. Ndërkohë që për 10 vite me radhë ka punuar si shofer në Parkun e Mallrave Durrës dhe në Drejtorinë e Hekurudhave Durrës.
Më pas ai është bërë biznesmen deri në momentin që i ka hyrë politikës. Duket që edhe arsimin e lartë e ka kryer vetëm pasi ka filluar të merret me politikë, pasi nëse do të ishte ndryshe, një person me diplomë në inxhinjeri nuk do të punonte si shofer për 10 vite.
Emisioni i plotë:
Top Channel