Plagosja në zyrën e PD, 3 në kërkim/ Basha: Sulm ndaj PD. Reagon Rama: Sulmuesi, militant i PD

20/04/2021 15:09

Incidenti i ndodhur në zyrën elektorale të PD në Kavajë ka trazuar politikën.

PD ka nxjerrë një foto ku duken të ulur në një tavolinë miqësore, dy policët bashkiakë që ishin me Ndriçim Jonuzin por edhe kryebashkiaku i Kavajës.

Ndërkohë që ky i fundit ka shkarkuar nga detyra dy vartësit e tij. Ata të dy së bashku me autorin e plagosjes janë shpallur në kërkim nga policia.

Dje menjëherë pas ngjarjes në Kavajë shkoi kryeari i PD i cili bëri këtë deklaratë.

Edhe presidenti Meta shkoi në vendin e ngjarjes e më pas takoi edhe të plagosurin në spital

Ka reaguar edhe kryeministri Rama i cili shkruan se Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik!Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman! Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës Erion Veliaj shkruan se “Saliu e Iliri s’e mbajnë dot më peng Kavajën. Dëshpërimi i humbjes të shtyn të trajtosh çdo konflikt banal rrugësh si Vaterlo fatale!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA