Nënshkruhet marrëveshja për aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës
20/04/2021 12:20
Qeveria shqiptare hodhi hapin e radhës për të bërë realitet ndërtimin e aeroportit të tretë, atë të Vlorës.
Konsorciumi, i përbërë nga kompania Mabetex Group e biznesmenit Behgjet Pacolli dhe kompania turke, Yda Group do të ndërtojnë këtë aeroport përmes një investimi 104 milion euro.
“Ambicia jonë, për ti dhënë një hov të ri turizmit nuk ndalet me këtë projekt”, tha kryeministri Edi Rama. “Hapim garën për aeroportin e Sarandës, 99 milion euro investime zgjerojmë aeroportin e Rinasit, aeroporte sportive në Korçë e Gjirokastër”.
Këto investime theksoi kryeministri do të gjenerojnë shumë vende pune. “Kemi gati projektin e ndërtimit të akademisë së aviacionit në Vlorë”.
Top Channel