Kur duhen dhe pak ditë nga beteja e 25 prillit, kryesuesja e listës së kandidatëve socialistë në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi, ka vijuar takimet elektorale në Krujë ku ka kërkuar nga qytetarët që t’i besojnë Partisë Socialiste edhe një mandat të tretë për përfundimin e projekteve madhore që kanë nisur.
Ekonomi tha se PS dhe Edi Rama e mbajnë fjalën teksa përmendi dy investime të rëndësishme, ndërtimin e Aeroportit të Kukësit dhe spitalin e Fierit të cilët u ndërtuan në kohë rekord. Sipas saj, vota më 25 prill duhet të jetë për numrin 12, për të ardhmen e familjeve krutane dhe të gjithë shqiptarëve.
sinkr
Në këto takime, Ekonomi shoqërohej nga kandidati socialist për këtë qark, Rrahman Rraja, ish deputetja e zonës Eglantina Gjermeni dhe kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
Top Channel