Një ngjarje e rëndë ndodhi në një familje shqiptare në Itali ku Gëzim Alla goditi gruan me çekiç duke i shkaktuar vdekjen.
Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja duke thënë se fëmijët ishin të mbyllur në tualet teksa prindërit e tyre po grindeshin. Ata jetojnë në një apartament në qendër të Pove del Grappa.
Viktima është identifikuar si Dorina Alla, 39 vjeçe. Fëmijët që ishin mbyllur në tualet, teksa dëgjonin ulërimat e nënës së tyre, telefonuan kushërirën e tyre për t’i kërkuar ndihmë. Për fat të mirë, ata nuk ishin dëshmitarë të vrasjes ndërsa ishte vetëm Gëzimi, 51 vjeç që telefonoi karabinierët për të treguar se kishte vrarë gruan e tij.
Kur mbërritën karabinierët, morën menjëherë djemtë dhe ia dorëzuan një të afërmi të tyre. Babai është arrestuar pasi akuzohet për vrasje ndërsa pritet autopsia e Dorinës për të zbuluar se sa herë u godit me çekiç.
Nga raportet e para, rezulton se çifti nuk kishte bërë asnjë denoncim në polici, pavarësisht nga lajmet e shpeshta. Një i afërm tha për Telegiornale Rai të Veneto-s se gruaja donte të ndahej. Ngjarja tronditi komunitetin e vogël ku familja shqiptare kishte shkuar që prej vitit 2017.
Top Channel