Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj ka reaguar në lidhje me debatin e vjedhjes së të dhënave që është krijuar prej ditsh në vend.
“Të dhënat e qytetarëve shqiptarë që marrin shërbime online përmes portalit unik qeveritar e-Albania nuk ruhen dhe as nuk janë ruajtur ndonjëherë, as nga AKSHI e as nga e-Albania. Përveç ndalimit nga legjislacioni në fuqi, nuk ekziston asnjë mundësi teknike që këto të dhënat të përdoren e keqpërdoren, kur as nuk ruhen dot”, tha ajo.
Këtë garanci dha sot përmes një reagimi, Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj duke u bërë thirrje të gjithë eksperteve të teknologjisë së informacionit, që minimuni, ata që e kuptojnë këtë sistem, nuk duhet të përhapin panik tek qytetarët dhe bizneset!
Top Channel