Aksident në hyrje të Lezhës, plagosen nënë e bijë. Shoferja niset me urgjencë drejt Tiranës

20/04/2021 18:24

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Lezhës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se, një makinë tip Range Rover është përplasur me automjetin tip ‘Pego’ dhe si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur e plagosur drejtuesja e automjetit “Pego” dhe pasagjerja, të cilat janë nënë e bijë.

Ata janë identifikuar si Dila Dhe Elisabeta Gjopalaj. Fillimisht u dërguan në spitalin Rajonal Lezhë, por gjendja e rënduar e Elisabetës bëri që mjekët ta dërgonin me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërsa drejtuesi i mjetit “Range Rover”, shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Lezhë-Mamurras ,në afërsi të rrugës së Shengjinit mjeti tip “Range Rover” me drejtues shtetasin K.S.,është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen E.Gj.,dhe pasagjere D.Gj.,ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime dhe janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit shtetasi K.S.,është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA