Partia Socialiste ka bërë reagimin e parë nga plagosja me armë në selinë e PD në Kavajë. Kandidati i PS për deputet në këtë qytet, Etjen Xhafaj ka kërkuar që të mos politizohet ngjarja dhe autori të vihet para drejtësisë.
Ndër të tjera theksoi se autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi ndërsa uroi shërim të shpejtë për djalin e përfshirë në ngjarje.
“Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojme për zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta denojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.
Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë.
Shërim sa më të shpejtë për djalin e përfshirë në ngjarje!”, shkroi Xhafaj në Facebook.
Top Channel