Rama: Amnisti fiskale emigrantëve. Të vijnë dhe të investojnë për të krijuar biznese

19/04/2021 19:32

Fillimi i javës së fundit elektorale drejt 25 Prillit e gjeti kryesocialistin Edi Rama në Peqin nga ku tha se sfida është futja e Peqinin në hartën e turizmit përmes krijimit të kushteve që emigrantët të kthehen për të investuar.

“Amnisti fiskale parave të emigrantëve për ti sjellë e ti investojë për të krijuar biznese”.

Pogradecarëve Edi Rama u tha se Lulzim Basha fle gjumë edhe kur flet. Ndërsa obsesionit të presidentit Ilir Meta me patronazhistët socialist Rama i dha një përgjigje të detajuar.

“Likja e ka kapur me patronazhistët, hajde një paronazhishte, kjo pra është fuskse me mua kryefuksin. Patronazhistët qeliza vitale të PS, e kemi për ndër, por që ne nuk e kemi atë që ata ekspozojë edhe kjo nuk diskutohet.Të dhënat tona shumë të ndryshme nga ato që u përhapen, pse i nxjerrin ku duan të dalin. Ku do të dali Ilir Meta? E kishin kapur me kapuc presidenti Republikës kur takon subjekte te OFL ve kapuç”.

Tymnajën me partonazhistët Rama e shikon të lidhur me diçka tjetër.

“Po ngrenë alibinë e asaj që do të ndodhë me 25 Prill. Mos dëgjoni analistë sondazhe, kush është dakord me mua të bëj patronazisht mos të lerë njeri pa marrë prej dore çuar. 74-78 po ishte më shumë nuk mbaj përgjegjësi, më pak ta harrojnë të gjithë.Imagjinoni Lasgushin të votojë Ilir Metën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA