Plagosja me armë në degën e PD në Kavajë/ Kush është autori me 2 mbiemra, i dënuar më parë për vrasje (FOTO)
19/04/2021 20:42
Ndriçim Tahiri, i njohur ndryshe si Ndriçim Jonuzi është autori që plagosi Bledi Oshtunin në degën e PD në Kavajë.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje.
Në mars 2014 është arrestuar në Kavajë për llogari të krimit të kryer në Itali, dënim që e ka vuajtur në Shqipëri. Forca të shumta të policisë lokale janë të pranishme pranë zyrës elektorale ku ndodhi ngjarja dhe kanë ngritur postoblloqe.
Top Channel