Kryeministri i vendit nga Pogradeci ka folur sërish për patronazhistët, rol ky i kthyer në qendrën e vëmendjes ditët e fundit dhe nga ana tjetër ka ‘sulmuar’ Presidentin Ilir Meta se takon ‘cepave’ subjekte të OFL-së.
“E pash sot e kishin kapur në një foto me kapuç, dielli shkëlqente, atje në cep me kapuç, mbuluar, se kur takon subjektet e OFL-së do vesh dhe kapuç”, tha kreu i qeverisë.
Rama: Patronazhistët tanë nuk i kanë këto të dhëna siç i kanë këta, përse i nxjerrin këto, ku duan të dalin? E pash sot e kishin kapur në një foto me kapuç, dielli shkëlqente, atje në cep me kapuç, mbuluar, se kur takon subjektet e OFL-së do vesh dhe kapuç. Është i bindur se e kanë kapur patronazhistët. Ata s’kanë kohë të humbin me Ilir Metën, unë e di se çfarë do të thotë edhe kur nuk flet. Çfarë do zbulojmë në atë kokën e madhe të Ilir Metës, e kam vetë më të madhe kokën. Kjo është një tentativë për të krijuar konfuzion për njerëzit dhe për të ngritur alibinë e asaj që do të ndodhi më 25 prill. Mos shifni as sondazhe, mos dëgjoni analistë, thjesht në datën 25 kur mbaron votimi kush është dakord me mua për çka thash të bëjë atë mundet, të mos lër njeri që njeh rreth e rrotull pa e çuar atje te kutia e votimit dhe do ta shohim mirë se çfarë do të dalë nga kutit e votimit. E kam thënë 74 dhe 78, më pak ta harrojnë të gjithë. Fëmijët nuk votojnë por ne votojmë për ta!
Kreu i qeverisë më tutje ka bërë thirrje qytetarëve që të bëhen bashkë të gjithë me 25 prill dhe nëse janë krenarë Lasgush Poradecin asesi nuk mund të votojnë për Ilir Metën.
“Shqipëria përtej pandemisë është Shqipëria e shqiptarëve. Është e thjeshtë të thuash se jam i mërzitur me Nikon, se sma ka hapur derën një ditë Ilir Xhakolli, s’më ka begenisur Bledi, të gjitha këto janë të kuptueshme dhe mirkuptueshme, dhe është normale që ka pakënaqësi dhe të shikojë te pragu i shtëpisë së vet. Po ju them se nëse ne të gjithë nuk shikojë përtej pragut ku un e kam parë kur u ktheva nga emigracioni për tu marrë me këtë punë, nuk është më një Shqipëri që dukej e largët nga ana tjetër e malit, por është një Shqipëri që është afër me anën tjetër, dhe për ta arritur këtë na duhet të jemi të gjithë bashkë.
Atë ditë duhet të jemi të gjithë shqiptarët dhe të mos votojmë vetëm si një person, atë ditë ju do të votoni për Mitrush Kutelin, Lasgush Poradecin pir a imagjinoni ju të votoni ju Lasgushin votës për Ilir Metan çfarë progadecarësh do të jeni ju nëse do e mendoni Mitrushin votues të Monikës, të mos them pastaj Lasgushi e Mitrushi votues për Berishën. Ajo ditë është vendimtare për të theksuar se si e duam ne Shqipërinë për ato që nuk votojnë dot sot
Top Channel