Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhja ka reaguar pasi një prej biznesmenëve bëri publikë mesazhet me të pasi i ishte dretjuar presidencës për veprimin e tij.
Gonxhja tha se i përgjigjen njerëzve edhe në ditën e shtunë, edhe kur ankesat nuk lidhen direct me ta ndërsa presidenti i përdor “si kamikazë” ata që i cilëson ndryshe si “militantët” e Metës.
Gonxhja: Ilir Meta sot ra deri në nivel ciceroni, por publiku u bë shumë kurioz për videon që i kisha dërguar militantit të tij, në një komunikim në orarin e telefonin tim privat, që Meta nuk e klikoi që ta shfaqte në monitorin e sallës së Presidencës, ndaj dhe pas lumit të kërkesave për ta shuar këtë kureshtje po e postoj këtu tani!
A ju kujton gjë Drini Kryemadhi?
Ne i përgjigjemi edhe të shtunën, edhe në celular privat, edhe kur ankesa nuk lidhet direkt me ne, idhtarëve e aktivistëve të atyre që i kanë vënë kazmën shërbimeve të transportit rrugor – ky është morali i fabulës! Ndërsa “Presidenti” i tyre i përdor si kamikaze!
Ndjesë publikut e medias për shkarjen presidenciale, krenar për publicitetin!
Top Channel