Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk ka hezituar të thumbojë Edi Ramën duke thënë se në këto zgjedhje ka mbetur vetëm me telin e enëve për të larë “tepsinë”.
Në emisionin “Open”, Kryemadhi thotë se ekziston mundësia që të korruptohen komisionerët në qendrat e votimit dhe të blihen fletët.
Kryemadhi: Më parë Rama ishte me tepsi. Tani ka ngelur me telin e enëve për të larë tepsinë. Rama do të kërkojë që të fusë fletëvotimi në qendrat e votimit dhe komisionerët nuk duhet të lejojnë askënd të ndërhyjë.
Kjo ka ndodhur dhe në rastet e banorëve të rrethinave, i kanë marrë numrin e kartës së identitetit, kanë futur fletët dhe votimit në kuti. Kjo nuk mund të ndodhë më sepse aq shenja gishtërinjsh do të jenë, aq fleta votimi do të jenë. Cfarë bën PS? Mendon se mund të intimidojë rekrutuesit.
Komisioneri blihet kollaj se do të jap 10 fletë ty, 10 tjetrës e 10 tjetrës dhe ti me një qendër votimi e bën kollaj. Mjafton të nxjerrësh 1/3 të fletëve jashtë shenjave dhe thotë hajde kthehemi nga fillimi.
Top Channel