Mediat brianike thonin sot se në funeralin e Princit Philip u bë e qartë se e ardhmja e famijes mbretërore është ‘e sigurtë’, me Kate Middlton si pika kryesore e referimit.
Me paraqitjen e saj të përkryer dhe elegante, Kate dukej si një mbretëreshë në pritje.
Por me afrimin e saj të butë mes dy vëllezërve në konflikt princi William e Harry, dukesha e Cambridge tregoi aftësitë e fshehta të një diplomateje mbretërore.
Mbështetja për burrin e saj ka qenë e papërmabjtur që kur u martua me Princin William dhjetë vjet më parë.
Në fund të lamtumirës funebre të së shtunës, Kate shihej që ngushëllonte dhe babanë e trazuar të William, Princin Charles, 73 vjeçar, me një puthje në faqe dhe dorën mbi sup.
Pak pas kësaj, Kate u bë ndërmjetësja e paqes mes 38 vjeçarit William e vëllait të vogël Princit Harry, 36 vjeç.
Prandaj në muajt e vitet në vijim, dukesha 39-vjecare besohet se do të jetë personi ku e gjithë familja mbretërore do të mbështetet, siç bënë në rastin e dhimbjes nga humbja e Dukës së Edinburgh.
Biografi i William, Brian Hoey tha: “Kjo grua, Kate duket si shkëmbi i mbështetjes së familjes mbretërore. Sjellja e saj të shtunën ishte e përkryer”.
Ekspertët mbretërorë thonin se në shumë mënyra Kate i ngjasonte nënës mbretëreshë, me mbështetjen e saj ndaj bashkëshortit George VI, gjatë krizës së dorëheqjes së tij në Luftën e Dytë Botërore.
Hoey, i cili e ka intervistuar çiftin, tha më tej: “Nëna mbretëreshë kishte këto cilësi, që duket se dhe Kate ka me tepricë. Por ndryshe nga nëna mbretëreshë, dhe në ngjashmëri me princeshen Diana, ajo di të sillet me njerëz nga të gjitha rrugët e jetës. Ajo do të jetë bashkëshortja e përkryer për William kur ai të bëhet mbret.”
Top Channel