“Kam frikë se i kanë futur ndonjë ilaç”/ Babai rrëfen bisedën me autorin e sulmit në xhami: Babi, e di se do më vrasin

19/04/2021 18:30

Babai i autorit të sulmit me thikë në xhaminë e Kavajës, Nikollë Nikolli ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar bisedën me të birin.

Para mediave, Nikollë Nikolli tha se i biri ankohej se do ta vrisnin sepse ndjente që e ndiqnin persona nga mbrapa.

Ndërsa për xhaminë e Kavajës, thotë se rrallë herë shkonte të falej. Megjithatë ngre dyshimet se djalit Rudolf Nikollit, 34 vjeç, i kanë dhënë ndonjë ilaç ose këto veprime i bën nga stresi se e kanë kthyer në Rinas teksa po tentonte të largohej drejt një shteti tjetër.

Nikollë Nikolli: E kam pyetur, pse je i irrituar, tha më ndjekin njerëzit nga mbrapa. Se kush janë ata, nuk e di. Tha unë e di se do më vrasin, se do më zhdukin. Shumë njerëz më vijnë nga mbrapa tha. Ose e ka nga sëmundja ose origjinale, se di. Kur rri i qetë me të, këtë llaf më ka thënë. Ai çohej disa herë jerm. Mendoj se ka pasur kërcënime, se e kanë ndjekur njerëzit. Nëse ke pasur borxhe, i thoja t’i paguaj unë të gjitha. E largova nga shtëpia “Qemal Stafa”, i mora një vend tjetër me qera dhe i thashë po tani a të ndjek njeri, vazhdojnë të më ndjekin ata persona tha. Dhe tek xhamia e Kavajës rrallë herë ka shkuar të falet.

U largua nga xhamia e Kavajës dhe falej në xhami tjetër. I pata thonë, mos shko në xhami nëse e sheh se nuk të duan njerëzit e të thonë je kaurr. Të falmen në  xhami e ka bërë që në shkollë të mesme. Kam parë disa njerëz nga Peshkopia dhe një çun dhe i kam thënë most ë shoh më tek çuni im. Ai nuk ka ardhur më. Disa njerëz vinin, i shkonin çunit mbrapa dhe i thoja mos t’ju shoh më me sy. Kam frikë se i kanë futur çunit ndonjë ilaç dhe është vërtetë i degraduar me këto probleme, ose e ka nga stresi se e kanë kthyer në rrugë në Rinas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA