“E dashke bjonde dhe kryetare”/ Batuta e Ramës me të riun në Korçë: E kishte hapur gojën aq shumë sa po hante maskën

19/04/2021 19:59

Kryeministri Edi Rama është takuar me banorët e Korçës në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Në podiumin ku fliste, Rama i kërkoi një djali që të afrohej pranë tij sepse po shikonte një vajzë, të cilën e ftoi dhe më pas rezultoi se ishte kryetare e FRESH.

Nuk munguan edhe batutat për çështjen e patronazhistëve.

Rama: Ulu mo ulu, mos u shqetëso. Ishte në këmbë dhe nuk po më shikonte mua, por atë vajzën aty. Hajde këtu. Ja shikoje nga afër. Shikoje pak më afër. Të pëlqen?

Vajza: Jo.

Rama: Je patronazhist?

Djali: Jo.

Rama: Po ti je patronazhiste?

Vajza: Jo.

Rama: As ti. Ti qenke kryetare e FRESH-it. Paske ambicie të madhe ti, mirë që e dashke të bukur, e dashke bjonde, e dashke dhe kryetare ti. Aq shumë e kishte hapur gojën sa i ishte futur maska. Dukej sikur po hante lulen e PS.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA