Para zgjedhjeve Lulzim Basha nënshkroi marrëveshje edhe me përfaqësuesit e operatorëve turistik, e cila parashikon unifikimin e TVSH 6% për të gjithë hallkat e këtij sektori, nëse demokratët vijnë në pushtet.
“Ne këtë kuadër ne do të bëjmë shqyrtimin e aplikimit të pragut të TVSH-së në 6% për të gjitha hallkat e turizmit duke e njehsuar atë me akomodimin në mënyrë që t’i jepet përparësi të gjithë industrisë duke qenë që sistemi i sotëm i diferencimit nuk ka prodhuar eficencën e kërkuar dhe të duhur të këtij sektori”.
Në bashkëpunim me sektorin bankar, synohet krijimi i një instrumenti të veçantë financiar për të mundësuar kredi me norma të ulëta si dhe mbështetje financiare për kontrubutet dhe pagën minimale, Për cdo turist që hyrës në Shqipëri pritet të ketë një subvencion special.
“Akordimi i një fondi të veçantë për subvencionimin me 10 euro për çdo person për turizmin hyrës përmes operatorëve turistikë të cilët mundësojnë prurjen e turistëve të huaj në mënyrë të organizuar dhe që akomodohen minimalisht 5 netë në Shqipëri”.
Mbështetje Basha i ofroi edhe ekspertëve të fushave të ndryshme, të cilëve iu zbuloi prioritetet e 100 ditëve të para te qeverisjes demokrate.
“Pa pikë diskutimi, stabilizimi ekonomik është emergjenca, së bashku me shëndetin dhe stabilizimin shëndetësor dhe për një segment të caktuar të popullsisë çështja e strehës, pra, e rindërtimit”.
Prioritetet e Partisë Demokratike i diskutoi edhe me studente dhe profesioniste te reja.
“Së pari zbatimin rigoroz të barazisë së pagës për punë të barabartë, që është vetëm në letër po të gjithë e dimë nuk funksionon në praktikë.. Në planin tonë ne parashikojmë asistencë direkte për çiftet e reja dhe për çiftet me fëmijë. Subvencionet për banesat, ne planifikojmë nga viti i parë buxhetor 5000 subvencione 100% të interesave të kredisë për të blerë një banesë. Pagesa, çeku prej 30 mijë lekë të vjetra në muaj për çdo të porsalindur deri në moshën 5 vjeçare”.
Top Channel