“Vaksinimi i pjesëtarëve të aviacionit civil do të fillojë nesër”.
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku e dha sot lajmin e rëndësishëm e ftuar në “Breaking” të Top News.
“Aviacioni civil nesër fillon vaksinimin si një ndër kategoritë më të prekura”, tha ajo.
Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se pas pak në aeroportin e Rinasit do të vijnw edhe 208 mijë vaksina të tjera.
Ditën e sotme e ftuar në “Wake Up”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zbuloi se do të vijnë vaksina Pfizer dhe disa doza të tjera të vaksinës Sinovac.
Kujtojmë se procesi i vaksinimit në vend vijon që prej 11 janarit në të gjithë vendin, ku qytetarët shqiptarë deri më tani po imunizohen me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Coronavac.
Top Channel