Gjatë debatit në emisionin ‘Open’, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është përgjigjur edhe në lidhje me fjalët e dala se ajo në qeverinë Basha do të marrë drejtimin e Ministrisë së Brendshme.

E pyetur nga moderatorja Eni Vasili, Kryemadhi u shpreh se nuk është ky shqetësimi kryesor i saj dhe i opozitës. Për Kryemadhin, shqetësimi kryesor është se si të sigurojë punë të mirëpaguara për të rinjtë dhe të rejat shqiptare.

Pjesë nga debati në ‘Open’ i kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi:

Eni Vasili: Monika Kryemadhi, a do të jeni pjesë e kabinetit të ardhshëm?

Kryemadhi: Prisni, se ne kemi fokus komplet tjetër.

Abilekaj: Kryemadhi e keni bërë deklaratë ju, që do të merrni Ministrinë e Brendshme.

Kryemadhi: Unë nuk e kam bërë deklaratë këtë, por nuk them që nuk e marr, kështu që mos u shqetëso. Ajo që unë mendoj dhe është shumë e rëndësishme nuk është problemi se kush do të jetë Monika Kryemadhi, e rëndësishme është që jemi bashkë në këtë betejë që çon përpara ndryshimin, i cili nuk ka kthim pas, për hir të së vërtetës. Ajo që unë ndjej dhe shikoj është pozitiviteti i të rinjve, motivimi i tyre, për këta duhet të merremi seriozisht. Unë të thashë pak më përpara, Eni ti tani ke vendosur të bëhesh me fëmijë, unë u bëra 23 vite më parë, do të shikosh që jeta jote do të ndryshojë komplet, ti nuk jeton më për veten tënde, por për ato.

Kështu që kjo është forca që ka LSI, motivimi i nënave për fëmijët e tyre gjë që e bën sfidë të patjetërsueshme në të gjithë rrugën tonë. Kështu që shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria dhe nuk është asnjë vend tjetër. Siç ndihesh në Shqipëri, nuk ndihesh askund tjetër. Një nga betejat dhe sfidat kryesore është të ju krijojmë mundësi të rinjve e të rejave, jo vetëm të jetojnë e punojnë këtu, por të kenë edhe një pagë të mirë. Sepse nëse ne do të sjellim një nga Bangladeshi dhe ta paguajmë me 400 mijë lekë rrogë të punojë në fason e ti paguash ushqim, rrugë, etj., bëjua shqiptarëve ta kenë mundësinë që të ju paguajnë 400 mijë lekë shqiptarëve, por po i falimenton kompanitë e fasonëve, po e shkatërron. E ka dëmtuar me Kodin Doganor, situata e pandemisë. Ndërkohë nuk e ka ndihmuar fare. Pra janë shumë gjëra që kërkojnë vetëm vullnet politik dhe dëshirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA