Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuarit janë G. P., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasi D. Z., 25 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me një tjetër mjet tip “BMW”, e për pasojë janë lënduar pasagjerët një mjetin tip “BMW”, shtetasit R. V., 48 vjeçe, S. K., 6 vjeç dhe A. K., 2 vjeç, të cilët pas ndihmës mjekësore janë larguar në banesë.

Njoftimi i policisë:

Bien në prangat e Policisë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin G. P., 27 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Mat i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, shtetasi D. Z., 25 vjeç, banues në Fushë Krujë.Arrestimi i tij u bë pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në rrugë, duke shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. V., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me një tjetër mjet tip “BMW”, e për pasojë janë lënduar pasagjerët një mjetin tip “BMW”, shtetasit R. V., 48 vjeçe, S. K., 6 vjeç dhe A. K., 2 vjeç, të cilët pas ndihmës mjekësore janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA