Edi Rama ka zbuluar marrëdhënien me prindërit e tij.
Teksa rrëfente në “E diell” lidhjen e ngushtë me gjyshen, tregoi se babai nuk donte të dilte me të kur ishte i vogël se i kishte këmbët e shtremëra. Ndërsa për fotografitë bardh e zi të familjes, thotë se realizoheshin nga Kristaqi që kishte një apararat fotografik.
“Im atë e kishte problem të dilte me mua kur isha i vogël se i kisha këmbët shumë të shtrembra. E kishte problem që çfarë është ky çun i jonë, nga ngjau por këmbët u drejtuan me kalimin e kohës. Unë kam lindur tek rruga Muhamet Gjollesha.
Im atë kishte një aparat fotografik që e kishte marrë që kur ishte student në Bashkimin Sovjetik dhe kishte një laborator të vogël në studion e vet dhe ai i bënte këto fotografi. Ishte kronikani i familjes sonë dhe kjo është një fotografi e bërë nga im atë. Hera herës fotografonte jetën familjare”, tregoi Rama.
Ndërsa për studimet në lice, tregon se babai e lejoi se ishte shumë këmbëngulës, por zbulon se në familje kishte fuqi autoritare Aneta më shumë se Kristaqi.
“Unë kam bërë namin për të shkuar në lice dhe në fund fare, ai ra dakord se e pa që unë isha shumë këmbëngulës dhe doja të shkoja pikërisht aty. Ka qenë figurë e rëndësishme për mua sepse ishte një hapësire lirie, ndërkohë që ime më ishte shumë më tepër autoritare. Fuqi autoritare në shtëpinë tonë ishte Aneta, jo Kristaqi”, rrëfen Rama.
Top Channel