Katër të rinj në Sauk të Vjetër, mbrëmjen e së shtunës dhunuan fizikisht Klodian Dokën, kandidatin për deputet të lëvizjes Socialiste për Integrim në Tiranë. Pjesë e konfliktit ishin edhe dy vëllezërit e Klodianit, Roland dhe Oltjan Doka.
Burime të policisë thanë për Top Channel se sherri nuk ka pasur lidhje me kandidimin e Klodianit si deputet. Gjithçka dyshohet se ka nisur për shkaqe banale. Katër të rinjtë, janë përplasur fizikisht me vëllezërit Doka, me pretekstin se Rolandi kishte ngacmuar kushërirën e tyre. Rolandi u plagos me thikë, e ndërsa më pas u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ka qenë pikërisht ai molla e sherrit, e ndërsa dy vëllezërit i kanë ardhur në ndihmë, duke mbetur edhe ata të dëmtuar lehtë si pasojë e goditjeve gjatë përplasjes me të rinjtë.
Burimet thanë se katër të rinjtë janë banor të Saukut të vjetër dhe se kanë pasur njohje me vëllezërit Doka.
Policia shpalli në kërkim tre prej tyre, ndersa nje 36 vjeçar u procedua në gjendje të lirë per kanosje te kandidatit për deputet, Klodian Doka. Ky i fundit është i renditur në vendin e 32-të në listën e LSI-së në Tiranë.
Top Channel