Kryeministri Edi Rama ka pasur marrëdhënie tepër të ngushtë me gjyshen e tij, e cila ishte tepër e dhënë pas fesë dhe gjatë natës dëgjonte shpesh pëshpërimën e lutjeve të saj.
Kur filloi të lexonte libra me qëndrime kundër fesë, shkoi tek gjyshja duke i folur edhe asaj kundër, gjë që e tronditi shumë dhe bëri gjyshen të qante. Më pas i tha se të besonte për një moment që Zoti nuk ekziston, dhe kjo bëri Ramën që të merrte një goditje elektrike, ndaj e cilëson gjyshen si personin që ia bënte gjërat më të lehta.
Edi Rama: Çdo natë kur flija, dëgjoja pëshpërimën e lutjeve të saj dhe njëherë, isha rreth moshës 10 vjeç dhe isha një revolucionar në kuptimin shumë i dhënë pas librave por të gjithë ata të frymëzonin idenë e revolucionit dhe kisha libra që tek tuk gjeje qëndrime që ishin shumë kundër fesë. Në një prej tyre lexoj për një personazh që përqeshte ikonat si dërrasa të lyera me bojë që merrnin mendjen e njerëzve.
Gjyshja kishte një ikonë që e mbante poshtë rrobave dhe e mbante kur ishin festat fetare ose kur ishte përvjetori i vdekjes së djalit të xhaxhait dhe ndizte një qiri. Një ditë të bukur lexoj këtë pasazh, frymëzohem, marr ikonën nga poshtë rrobave, i shkoj gjyshes në kuzhinë dhe i flas kundër fesë dhe i them është dërrasë e lyer me bojë, pse e nxjerr këtë? Një fëmijë agresiv dhe në një moment gjyshja tronditet shumë.
Ai ka qenë moment që në mendjen time ka ndezur një llambushkë, pastaj është zhvilluar me lexime të ndaluara, me nevojën për të jetuar me një nevojë alternative brenda botës së mbyllur dhe që kishte shumë lidhje me fenë. Ajo fillon e qan dhe me sytë me lot, thotë dakord, Zoti nuk ekziston, por cfarë të kushton që të pyesësh veten, po sikur të ekzistojë. Ai çast më dha goditje elektrike. Pastaj u shtjellua në vite. Gjyshja ka qenë personazhi më prezent në kuptimin që ishte jastëku ku vija kokën kur ime më ishte shumë kërkuese. Ishte kisha unë falesha, ishte kabina e rrëfimit, ajo që mi bënte më të lehta gjërat kur më kapnin ndonjë gabim.
Top Channel