Në këtë hapësirë të njohur nga kuksianët si fusha e avionëve dhe që gjatë luftës së Kosovës ka shërbyer si kamp refugjatësh për mbërritjen e furnizimeve ndihmëse , kanë përfunduar punimet e aeroportit të dytë civil Shqipërisë që ndodhet 3.5 km në dalje të qytetit të Kukësit.
Aeroporti ndërkombëtar i Kukësit ‘Zayed-flatrat e veriut’ ka hapur dyert këtë të diel për të pritur për herë të parë pasagjerët nga londra. Udhëtimi i parë në 18 prill me linjën ajrore Air Albania është promocional pa pagesë, ndërsa pritet që brenda majit të nisin fluturimet e rregullta.
Lasgushi i Air Albania u nis nga Londra dhe ndaloi fillimisht në Rinas, ku udhëtimit të emigrantëve ju bashkua edhe kryeministri Edi Rama për të vijuar më tej fluturimin drejt Kukësit.
Pas 40 min fluturim në hapësirën ajrore shqiptare nga Tirana në Kukës u ul avioni në pistën me gjatësi 2200 metra.
Më pas kaluan mes terminalit me sipërfaqe 3800 m2 ku muret janë veshur me fotot e të kaluarës nga lufta e kosovës si dhe në hyrje është vendosur fotoja e ish emirit të emirateve të bashkuara në kujtim të veprës që ai inicioi. Jashtë aeroportit , simbol i qytetit të njohur për blegtori dhe bujqësi, bastuni i bariut është ndërthurur në ndërtesë. Për kryeministrin rama kjo është një ditë e vecantë për shqiptarinë, që do të shërbejë për zhvillimin e zonës pasi aeroporti premton për cmime biletash konkurruese drejt destinacioneve Zvicër, gjermani, Itali e veriut.
Pas Kukësit agjenda e kryeministrit vazhdoi edhe në Tropojë.
Top Channel