Vizitë në Vlorë dhe Fier/ Yuri Kim zbulon bisedën me të rinjtë: Sa më shumë njerëz takoj, aq më shumë e dua Shqipërinë

16/04/2021 11:17

Ambasadorja amerikane Yuri Kim bërë një vizitë me drejtuesit e shoqërisë civile në Vlorë, Risili dhe Fier.

Kim thotë se ka parë nga afër si e kanë kapërcyer sfidën e Covid-19 dhe i bërnë përshtypje të rinjtë që planifikuan të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre dhe shqetësimet për të ardhmen e vendit. Ndër të tjera tha se vizita frymëzuese bëri që të dojë më shumë Shqipërinë.

“Vizitë frymëzuese në Vlorë, Risili & Fieri. Drejtuesit e shoqërisë civile më thanë se si ata kishin kapërcyer sfidat e Covid-it për të vijuar punën e tyre. Pashë se si SHBA po ndihmojnë për të rinovuar një klinikë në Risili, në mënyrë që banorët e fshatit të kenë kujdes shëndetësor.

Më lanë shumë përshtypje të rinjtë të cilët diskutuan se si planifikojnë të ushtrojnë të drejtën për të votuar për herë të parë në jetën e tyre, cilat janë shqetësimet e tyre dhe çfarë shpresojnë për të ardhmen e vendit të tyre. Sa më shumë vende të vizitoj, sa më shumë njerëz që takoj, aq më shumë e dua Shqipërinë”! – shkroi ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA