“Turizmi” do të vaksinohet/ Operatorët kërkojnë të bëhen marrëveshje me vende si Britania dhe Izraeli

16/04/2021 15:15

“Jemi pranë nisjes së sezonit turistike, por normaliteti duket ende larg. Operatorët turistikë shikojnë vaksinimin si shpresë për rimëkëmbjen e sektorit, por e vetme sipas tyre nuk mjafton. Ata propozojnë edhe marrëdhëniet dypalëshe midis shteteve.”

 “Duhet që vaksinimi të mos bëhet vetëm për strukturat hoteliere. Është shpresa e vetme dhe duhet të shtrihet në të gjithë industrinë edhe te transporti turistik, tek guidat apo pjesa tjetër që ka kontakte me turistët. Po ashtu, duhet që qeveria të bëjë marrëveshje bilaterale me vendet që kanë një ecuri të mirë vaksinimi. Të synohet Izraeli, Britania apo vende të tjera që në bashkëpunim me ne të krijohet një listë e vendeve” tha Kliton Gërxhani,

“Vaksinimi te hoteleria është sigurisht lajm i mirë. Ne ua kemi komunikuar edhe operatorëve jashtë duke I njohur edhe me situatën e vaksinimit në vend” tha Jimy Lamaj, operator turistik.

Teksa paqartësitë janë të mëdha mbi hapjen e kufijve dhe ardhjen e turistëve të huaj, operatorët turistikë tregojnë se edhe këtë pushuesit nga Kosova janë ata do të shpëtojnë sezonin.

“Padyshim që turistët patriotikë, turistët shqipfolës do të jenë dominues dhe do shpëtojnë edhe këtë sezon turistik. Presim shtatorin që të ketë një dritë jeshile për turizmin kulturor”, Kliton Gërxhani.

“Rezervimet, ato të pakta kanë filluar ti shtyjnë në shtator, për turizmin kulturor. Pasaporta covid është padyshim një lajm i mirë dhe ne shpresojmë që të kemi një dritë jeshile për turizmin në vitin 2022”,  tha Jimy Lamaj, operator turistik.

E në fakt, turizmi patriotik mbajti gjallë sezonin veror edhe vitin e kaluar, pasi nga 2.6 milionë shtetas të huaj të hyrë në vend, rreth gjysma ishin turistë nga Kosova.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA