Sherri mes dy të rinjve dhe disa personave të tjerë në Tropojë, ka përfunduar me plagosjen e një efektivi policie. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në qytetin e Bajram Currit, ndërsa si pasojë e konfliktit autorët kanë thyer një tavolinë dhe kompjuter.
Më t’u njoftuar, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë shoqërimin e dy të rinjtë, të cilët kanë kundërshtuar dhe për pasojë kanë bërë të mundur plagosjen e njërit prej tyre.
Bëhet e ditur se gjatë kontrollit që iu bë të rinjve, njërit prej tyre iu sekuestrua një thikë.
Njoftimi i plotë:
Tropojë
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasit F. O., 24 vjeç, dhe E. B., 23 vjeç, banues në Tropojë.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta dy shtetas janë konfliktuar me persona të tjerë në një lokal në qytetin e Bajram Currit, duke dëmtuar një tavolinë dhe një kompjuter në ambientet e lokalit.
Gjatë shoqërimit nga patrulla e Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë dhe kanë dëmtuar automjetin e Policisë.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit F. O. i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, kryer në bashkëpunim, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe ” Shkatërrimi i pronës”.
Top Channel