Seanca e mbrojtjes për ish kryeprokurorin Adriatik Lllalla ka përfunduar dhe është pranuar kërkesa për revokimin e gjykimit të shkurtuar.

“Do ta ndjek këtë çështje deri në fund”, tha Llalla, ndërsa seanca tjetër do të mbahet në datën 20 prill, në orën 9.

Llalla ishte i pandehur për mosdeklarimin e pasurisë. Pranimi i kërkesës për revokimin e gjykimit të shkurturar, kjo do të thotë që bie pretenca që shpalli SPAK dhe fillon gjykimi me zero.

Kujtojmë se SPAK kërkoi 2 vjet burg që në aplikim të gjykimit të shkurtuar, duhej të zbriste në 1 vit e katër muaj burg por pas revokimit të gjykimit të shkurtar, kjo bie dhe nis nga fillimi gjykimi i zakonshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA