Luan Rama ka folur në “Breaking” në Top News për të gjitha spekulimet që lidhen me përplasjet e tij me drejtuesit e LSI dhe afrimin me PS.

Rama tha se ka qenë gjithmonë socialist dhe nuk e ka fshehur asnjëherë ndërsa theksoi se ndodhet në Vlorë për qytetarët që janë tallur dhe fyer nga Rilindja.

Luan Rama: Çdo kontribut që vjen dhe nga kolegët e mi të partisë dhe kërkon të inkurajojë, të mbështesë votën për Grisejdën apo Anxhelën, për të gjithë është një kontribut komplementar shtesë që synon që LSI të përmbushë objektivin e saj për 3 mandate në Vlorë. Të tjerat janë të parëndësishme dhe nuk më krijojnë asnjë impresion.

Sa për atë që thotë që qenkam afruar me socialistët, nuk e kam fshehur asnjëherë, jam socialist që nga themelimi i PS, jam socialist në një lëvizje socialistësh se jam zëvëndës kryetar i LSI dhe nuk kam asnjë inkoherencë në qëndrimet e mia në 30 vite dhe në Vlorë bashkëpunoj dhe do të votohem edhe nga shumë socialistë, këtë nuk e kam fshehur asnjëherë. Një nga arsyet që jam këtu se socialistët e fyer, të tallur të Vlorës të kenë ku të votojnë se në listën e Rilindjes nuk kanë asnjë.

Sa i përket faktit që Vasili dhe Haxhinasto nuk janë takuar me të në Vlorë, thotë se kanë pasur angazhim tjetër megjithatë nuk kanë munguar mbledhjet për të bërë të mundur fitoren e LSI.

Luan Rama: Vasili dhe Haxhinasto kanë qenë në një angazhim tjetër, ndërsa unë kam qenë në aktivitetin tim në lumin e Vlorës. Kemi qenë në agjenda të përcaktuara dhe nuk ka gjë të keqe që kolegët e mi ishin në një tavolinë punë. Në takim nuk mungoja vetëm unë por edhe kandidatë të tjerë të listës së LSI në Vlorë sepse secili ka agjendën e vet dhe në këto ditë të fundit të fushatët, jemi më shumë në kontakt me njerëz.

Me Vasilin para 2-3 netësh kemi bërë një mbledhje për të bërë të mundur fitoren e LSI dhe largimin e Rilindjes. Me Vasilin kemi shkuar në mbledhjen e shtabit elektoral të Vlorës për atë që kemi bërë deri tani. Nuk jam pjesë e PS por zëvendës kryetar i LSI, jam kandidati i parë i LSI në Vlorë dhe do të jem bashkë me kolegë të tjerë të LSI, përfaqësues i LSI në Vlorë.

Ndërsa për mandatin e tij, thotë se nuk do të trafikojë vullnetin e qytetarëve që votojnë për LSI.

Luan Rama: Mandati im është i LSI dhe është në shërbim të qytetarëve të Vlorës, nuk shkon as për Bashën, as për Monikën as për Luanin. Do të jetë në shërbim të qytetarëve të Vlorës, për këtë arsye i kam ftuar që të nënshkruajmë paktin për Vlorën që do të thotë që deputetët të mos votojnë asnjë ligj e most ë votojnë asnjë vendim në Kuvend pa u konsultuar me qytetarët e Vlorës, të mos guxojë njeri të prekë sheshin e Flamurit. Ky është mandati im se kjo është LSI.

Unë jam kandidat i LSI, mandati politik që do fitoj bashkë me kolegët e mi është për LSI dhe për popullin e Vlorës dhe Shqipërinë, nuk jam unë personi që trafikoj vullnetin e qytetarëve, nuk jam unë personi që bëj pazar me votën e qytetarëve, me logon, me zemrën, me shpirtin dhe energjinë e LSI.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA