Lirohen të arrestuarit e Mamurrasit/ Gjykata lë në detyrim paraqitje, policin dhe pjesëtarët e familjes Fufi

16/04/2021 15:19

Ne gjykatën e Kurbinit është zhvilluar masa e sigurisë për 4 personat e arrestuar ne lidhje me përplasjen e ndodhur ne Mamurras ku mbetën te plagosur 2 punonjës te policisë se shtetit dhe njëri nga agresorët.

Gjykata e Kurbinit, qe ne orët e para te mëngjesit u blindua nga forca te shumta te policisë.

I pari qe mbërriti ne Gjykatë ishte punonjësi i policisë, David Madani ndaj te cilit rëndonte akuza ‘plagosje e rende ne kapërcimin e kufijve te mbrojtjes se nevojshme’ dhe ‘plagosje e rënde nga pakujdesia’. Seanca u drejtua nga gjyqtari Aurel Arapi, i cili dha masën detyrim paraqitje për Madanin.

Ne Gjykatë me pas mbërritën Gjon dhe Rudolf Fufi ndaj te cilëve rendonte akuza goditje për shkak te detyrës dhe kanosje për shkak te detyrës ne bashkëpunim.

Edhe ndaj tyre u dha masa detyrim paraqitje.

Nikoll Fufi u njoh me vendimin ne spital ku ndodhet prej ditës se martë kur dhe ndodhi ngjarja.

E gjitha ndodhi tre ditë me parë ku u konfliktuan polici David Madani me Rudolf Fufin, Gjon Fufin dhe Nikoll Vorfin.
Gjithçka ndodhi ne mes te qytetit, ku gjatë konfliktit, polici Medani plagosi aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe njërin prej personave te përfshire, Nikoll Fufin. 2 policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj morën plagë ne këmbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA