Prokurori që udhëhoqi hetimet që çuan në zbardhjen e vrasjes së Behar Sofisë është shkarkuar nga detyra.
Komisioni i Pavarur i Kualifimikit (KPK) ka shkarkuan nga detyra prokurorin e Tiranës, Bledar Maksuti, i cili rezultoi me pasaktësi në deklarime dhe mungesë burimesh për pasurinë.
Kujtojmë se, atentati ndaj Behar Sofia ndodhi mëngjesin e 25 shkurtit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 66-vjeçari me origjinë nga Lapardhaja e Beratit dhe banues prej vitesh në Tiranë u qëllua dy herë me pistoletë me silenciator, teksa ecte në trotuar buzë Lanës përballë “Piramidës”.
Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest me burg” për katër autorët, të cilët janë Ernejt Shyti, 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë; Skënder Vathi, 54 vjeç, lindur në Arrameras, Fushë Krujë dhe banues në Tiranë; Leonar Xhixha, 30 vjeç, lindur dhe banues në Arrameras, Fushë – Krujë, Xhuljano Visha, 28 vjeç.
Top Channel