Elbasan/ Gjendet një kufomë e dekompozuar, i përket një 28-vjeçari
16/04/2021 21:19
Një kufomë e dekompozuar e një djali 28 vjeç është gjetur mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Sipas deklarimeve të familjarëve dyshohet se ai vuante nga depresioni dhe se rreth 1 muaj ishte larguar nga banesa e nuk kanë pasur kontakt.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në fshatin Jagodin, Elbasan, në lumin Shkumbin është gjetur një kufomë e dekompozuar dhe nga veprimet hetimore rezulton se është shtetasi E.T., 28 vjeç, banues në Elbasan. Sipas deklarimeve te familjarve dyshohet se shtetasi vunate nga depresioni dhe se rreth 1 muaj ishte larguar nga banesa dhe nuk kanë pasur kontakt. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes .
Top Channel