Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim është takuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile në qytetin e Vlorës dhe ka dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme.
Ambasadorja theksoi se shoqëria civile duhet të nxitë qytetarët dhe të rinjtë që të votojnë duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjegjësitë e tyre.
Në bisedë u diskutua për integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve.
Reagimi i plotë
Gjatë vizitës së saj sot në Vlorë, Ambasadorja Kim u takua me një grup përfaqësuesish të shoqërisë civile për të dëgjuar pikëpamjet e tyre mbi zgjedhjet e ardhshme.
Grupi diskutoi mbi integritetin e kandidatëve, edukimin e votuesve, çështjet e barazisë gjinore dhe rëndësinë e monitorimit të zgjedhjeve. Ambasadorja theksoi rolin që shoqëria civile duhet të luajë në zgjedhjet e ardhshme duke nxitur të gjithë qytetarët të votojnë – veçanërisht të rinjtë, duke informuar votuesit për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, si edhe duke kontribuar për një shoqëri më të drejtë dhe demokraci më të fortë në Shqipëri.
Top Channel