Meta: Në Korçë, persona me rekorde kriminale janë pajisur me letërnjoftime me të dhëna të personave të tjerë. Thirrja për nëpunësit

15/04/2021 14:24

Presidenti Ilir Meta ka denoncuar pajisjen me letërnjoftime në bashkitë e qarkut të Korcës të disa personave që kanë rekorde kriminale.

Meta i ka bërë thirrje të gjithë nëpunësve që të kenë kujdes dhe personat që kanë mjete identifikimi të rreme apo të vjedhura të mos paraqiten në qendrat e votimit.

“Në qarkun e Korçës, shtetas me rekorde kriminale janë pajisur me letërnjoftime me të dhëna të personave të tjerë. Shtetas të huaj dhe shqiptarë janë pajisur me letra identifikimi, ky rrjet është zbuluar nga vende të tjera, dhe përbën një skandal në Maqedoninë e Veriut.

Shtetasit shqiptarë kanë vjedhur ID e shtetasve maqedonas pa dijeninë e tyre. Në Maqedoninë e Veriut janë arrestuar disa funksionarë shtetërorë, polic dhe hetimet po vijojnë.

U bëj thirrje të gjithë nëpunësve të kenë kujdes, të mos paraqiten në qendrat e votimit me dokumente identifikimi të rreme apo të vjedhura apo duke përdorur dokumente të zgjedhësve të tjerë. I kam kërkuar prokurorisë, KQZ të nisin menjëherë hetimet duke marrë masat për këtë veprimtari të paligjshme kriminale dhe pa cënuar integritetin e procesit zgjedhor.

Kush tenton ta tjetërsojë votën, do ta gjej veten në burg. Justifikimet nuk pranohen, abuzimet jo e jo”, tha Meta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA