Do vijnë 90 mijë vaksina Astrazeneca/ Manastirliu: Shqipëria ka mbërritur në 300 mijë vaksinime

15/04/2021 15:15

Nga Kamza ku bashkë me kryeministrin  Edi Rama panë procesin e vaksinimit, ministria e shëndetësisë Ogerta Manastirliu  foli edhe për një sasi të re vaksinash që mbërrin në vendin tonë.

Ministrja Manastirliu tregoi edhe sa  është numri total i të vaksinuarve deri më tani.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama theksoi se këtë të shtunë dhe të diel ne total do të vinë 90.800 vaksina të cilat sipas tij do të bëjnë që Shqipëria të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit evropian për shpejtësinë e vaksinimit  dhe ne do të tejkalojmë objektivin e 500.000 të vaksinuarve brenda majit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA