Kryeministri Rama, përmes një postimi në rrjete sociale njofton se të shtunën dhe të dielën do të mbërrijnë 90 mijë e 800 doza të vaksinën AstraZeneca.
Kryeministri shkruan se shqiptarët u sprovuan në dy tragjedi të mëdha, por fuqia e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira.
Rama thotë se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe objektiv është tejkalimi i 500 mijë vaksinime brenda muajit maj.
Ndërkohë, që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 281,254 doza të vaksinës ndaj COVID19. Vaksinimi masiv vijon me kalendar të kombinuar për personat +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri të ditur më herët se këtë fundjavë do të nisë edhe vaksinimi i operatorëve turistikë.
Kryeministri Rama në facebook:
TË SHTUNËN DHE TË DIELËN MBËRRIJNË 90 MIJË E 800 VAKSINA ASTRAZENECA
Shqipëria do të vijojë të qëndrojë në vendet e para të klasifikimit europian për shpejtësinë e vaksinimit dhe ne do ta tejkalojmë objektivin e 500 mijë të vaksinuarve brenda majit😍
Kur ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, si të mos ia dalim me rritjen e fuqishme ekonomike në vitet me diell që kemi përpara! Karakteri ynë u sprovua në dy tragjedi të mëdha dhe fuqia jonë e përbashkët do të vazhdojë të bëjë të mundura edhe arritjet më të vështira🤗
Besim, durim, bashkim dhe punë ditë e nate
Top Channel