Ky është vendi i parë që ndërpret përgjithmonë vaksinimin me “AstraZeneca”

14/04/2021 14:27

Danimarka bëhet vendi i parë në botë që do të ndërpresë përgjithmonë vaksinimin me “AstraZeneca”.

Lajmin e ka konfirmuar vetë drejtori i Bordit Kombëtar të Shëndetësisë, Soren Brostrom në një konferencë për shtyp, ndonëse vetë Agjencia Daneze e Barnave e konsideron vaksinën efektive dhe të sigurt.

Ky vendim i ekspertëve të shëndetësisë në Danimarkë ka ardhur pasi ekzistojnë një numër qytetarësh që janë vaksinuar me “AstraZeneca” dhe janë sëmurur, duke pësuar mpiksje gjaku, shkruajnë mediet e huaja.

Ish- drejtori i Statens Serum Institut për shumë vite, Nils Strandberg Pedersen ka thënë: “Unë prisja të hiqja vaksinën e AstraZeneca, ose ndoshta vetëm t’ua jepja të moshuarve. Njeriu përballet me detyrimin e vaksinimit të të rinjve tani dhe atje duhet të thuhet se rreziku i gjetjes së rasteve të mpiksjes së gjakut dhe gjakderdhjes është mjaft real. Prandaj, ka kuptim të jesh tepër i kujdesshëm dhe të mos përdorësh vaksinën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA