Ditën e sotme të gjithë besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e shenjtë të agjërimit. Për dilemat që shoqërojnë të gjithë besimtarët në këtë kohë të vështirë si pasojë e pandemisë së Covid-19, myftiu i Tiranës, Lauren Luli ka dhënë disa sqarime.
I ftuar në emisionin “Wake Up”, Luli u shpreh se bërja e vaksinës nuk e prish agjërimin, sepse ajo nuk konsiderohet si diçka që ushqen trupin.
Pyetje: Shumë qytetarë janë në dilemë kam bërë vaksinën, a duhet të agjëroj apo jam para vaksinimit, a duhet të agjëroj? Çfarë parashikon feja islame?
Myftiu i Tiranës: Sa i përket pjesës së vaksinës është nga pyetjet që bëhet më së shumti këto ditë. Një pjesë e mirë e besimtarëve të paktën mosha e thyer janë duke i bërë vaksinat dhe na pyesin vazhdimisht. Ne u jemi përgjigjur dhe u them se bërja e vaksinës së Covid-it nuk e prish agjërimin. Një besimtar që është duke agjëruar mund ta bëjë vaksinën sepse ajo nënkupton një diçka që nuk është ushqyese për trupin. Nuk është një serum apo ndonjë gjë që e mirëmban trupin. Ajo bëhet për mbrojtjen dhe nuk ka veti ushqyese dhe klasifikohet si diçka që nuk e prish agjërimin.
Top Channel