Manastirliu uron besimtarët myslimanë: Zoti e pranoftë sakrificën tuaj
13/04/2021 09:23
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të Ramazanit.
Teksa ka publikuar një foto nga xhamia në Tiranë, ministrja Manastirliu iu uron të gjithë besimtarëve një agjërim të lehtë dhe Zoti të ju pranojë sakrificën në muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Agjërim të lehtë dhe Zoti e pranoftë sakrificën e të gjithë besimtarëve muslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit’, shkruan ministrja.
Top Channel