Kthyen magazinën në laborator kanabisi, burg për Vranicki Hiskun! Vijon në kërkim drejtori i Kadastrës

13/04/2021 09:04

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg shtetasin Vranicki Hisku, i cili u arrestua pas zbulimit të laboratorit me bimë narkotike kanabis sativa, në Gjormë të Kurbinit.

Ndërkohë, vijon të jetë në kërkim drejtori i hipotekës së Kurbinit, Etmond Stojani.

Drejtori i Hipotekës në Kurbin

Policia zbuloi magazinën në fshatin Gjormë të Kurbinit, të përshtatur si laborator që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Ata gjithashtu kanë sekuestruar edhe një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar. Gjatë kontrollit të ambientit u sekuestruan 205 bimë kanabis sativa të kultivuara në vazo.

Në ndërtesë u konstatua një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e cila shërbente për furnizimin me energji të pajisjeve si llamba, aspirator, filtra ajrimi etj, që ndihmonin në kultivimin dhe rritjen e bimëve narkotike.

Po gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Vranicki Hisku është gjetur dhe sekuestruar dhe një armë zjarri pushkë me dylbi të montuar.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA