Gjermani mbi 3 milionë raste, epidemia “jashtë kontrollit”

13/04/2021 02:24

Numri i rasteve të koronavirusit në Gjermani ka mbërritur në më shumë se 3 milionë, e pohuar kjo nga Instituti për Kontrollin e Sëmundjeve Infektive, Robert Koch. Totali i vdekjeve nga Covid 19 në vend tani llogaritet në 78.452.

Javën që shkoi, autoritetet regjistruan një nivel prej 136.4 të infektuar për 100.000 banorë. Në periudhën e fundit, Gjermania ka shënuar rritje të rasteve të të infektuarve me koronavirus pavarësisht se vendet kulturore, restorantet dhe objektet tjera janë të mbyllura për muaj të tërë.

Autoritetet shëndetësore paralajmëruan të premten se spitalet mund të mbingarkohen pa masa më të ashpra kombëtare për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Që kur u regjistruan infektimet e para në Bavari në fundin e janarit 2020, Gjermania është përballur me karantina, ndalim të lëvizjes e fajësim të autoriteteve, e tani po merret në konsideratë mundësia e një ndalimi të qarkullimit në nivel kombëtar.

Shanset e rihapjes së shpejtë të vendit janë të pakta, pasi incidenca mbetet e larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA