Është vënë nën prangat e policisë një shtetase greke, e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi”.
Bëhet fjalë për shtetasen greke Athanasia Kyriakou, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Kushtrimi” të Vlorës.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, pasi Gjykata e Larisës, Greqi, me vendimin e datës 06.03.2017, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga Kodi Penal grek.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Athinën, vijon procedurat për ekstradimin e kësaj shtetaseje drejt Greqisë.
Njoftimi i policisë/ Vlorë
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga një shtetase greke e shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi”.
Arrestimi provizor i saj u bë nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Greqisë.
Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi provizor i shtetases greke Athanasia Kyriakou, 39 vjeçe, banuese në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

Top Channel