Tiranë/ Arrestohen katër persona në orët e fundit, ja për çfarë akuzohen

12/04/2021 08:15

Katër persona janë vënë nën prangat e policisë në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit fizik iu është gjetur dhe sekuestruar një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa një tjetër shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Një 43-vjeçar është vënë nën pranga pasi ka prishur qetësinë publike dhe ka goditur për shkak të detyrën punonjësine policisë bashkiake.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

M. S., 28 vjeç dhe E. P., 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre në kohë dhe vende të ndryshme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” shtetasit M. S., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, ndërsa shtetasit E. P., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë e ftohtë (thikë).

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit O. M., 43 vjeç, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, ka prishur qetësinë publike dhe ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë Bashkiake.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.13 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA