Fundjava ka regjistruar numër më të ulët të personave të shtruar në spitalet e vendit si pasojë e covid19 në Maqedoninë e Veriut.
Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se është ulur edhe numri rasteve të reja megjithatë shtojnë se pasqyrë më reale do të ketë gjatë ditëve të ardhshme, pasi të dielave bëhen më pak testime.
Ministri Filipçe gjithashtu njoftoi se kanë iniciuar ndryshime në Ligjin për mbrojtje shëndetësore me qëllim që të ulen çmimet për trajtimin e pacientëve me covid në spitalet private.
Ndërkohë vazhdon procesi i vaksinimit në gjithë vendin. Në Arenën A1 në Shkup filloi vaksinimi i punonjësve në media të cilët janë mbi 40 vjeç. Vaksinimi i tyre do të vazhdojë edhe nesër.
Deri më tani janë vaksinuar mbi 24 mijë persona kundër koronavirusit.
Top Channel