Një resort luksoz në Honolulu, Hawai, Shtetet e bashkuara të Amerikës, u detyrua të futej në izolim, pasi një person i armatosur qëlloi me armë zjarri drejt stafit të sigurisë, përmes dhomës së tij të hotelit -raportuan autoritetet policore në median lokale.
Nga mesdita, burri përdori armën e tij të zjarrit, duke bërë që policia të ndërhynte menjëherë në zonën e pritjes së hotelit dhe të evakuonte klientët nga kati i katërt i hotelit, aty ku sulmuesi po qëndronte.
Personi i armatosur thuhet se ishte një anëtar i Marinës nga Oahu, ndërsa raportohet se ai po qëndronte në hotel me familjen e tij, por jo në të njëjtën dhomë.
Motivet e sulmit nuk janë ende të qarta, për autoritetet, ndërsa deklarojnë se askush nuk pati lëndime serioze për jetën.
Top Channel