Perandoria e ushqimeve Yeliseyevsky, një sallë ikonike me ushqime, e vendosur në një pallat në Moskë, do të mbyllë dyert e saj pas 120 vitesh në këtë biznes.
Supermarketi në qendër të qytetit u hap për herë të parë në vitin 1901, në Rusinë Perandorake. Ai e vazhdoi tregtinë edhe gjatë revolucionit dhe Bashkimit sovjetik. Por duket se ajo që i dha goditjen përfundimtare ishte pandemia e covid 19, së bashku me një marrëveshje të komplikuar ligjore mbi shitjen e ndërtesës, shkaqe këto të cilat çuan në rrëzimin e saj.
Megjithëse njëherë e një kohë ishte shpërthyese dhe gumëzhinte nga klientët, ndërtesa sot është e boshatisur nga edhe nga blerësit edhe nga investitorët.
Gleb Prostakov, një përfaqësues i Yeliseyevsky, tha për mediat lokale se biznesi do mbyllej për arsye ligjore. Nga 2005 në 2015 ndërtesa ishte në pronësi të qytetit të Moskës, dhe drejtohej nga zinxhiri i supermarketeve Aliye Parusa. Moscoë Times raporton se në vitin 2015 qyteti pranoi t’ia shiste ndërtesën Aliye Parusa, por kontrata për atë shitje ka mbetur në harresë.
Para se të ishte një sallë ushqimesh, ndërtesa ishte një rezidencë që i përkiste Princeshës Zinaida Volkonskaya.
Top Channel