Të rinjtë nga fshatrat e thella të Korçës dhe Elbasanit shkojnë për punë .
Kushtet e vështira ekonomike shpesh herë i detyrojnë të rinjtë të emigrojnë për të siguruar të ardhura. Por jo të gjithë zgjedhin emigrimin jashtë vendit. Prej kohësh njihet dhe migrimi brenda vendit. Një nga zonat ku shume të rinë që kanë shkuar për të punuar është Divjaka.
Në tokat e kësaj zone shikon çdo ditë me qindra punëtorë që nga ora 7 e mëngjesit e deri në orën 16. Janë të moshave të ndryshme duke filluar nga 18 vjeç e lartë.
Të ardhur nga fshatrat e thellë të Elbasanit dhe Korçës prej disa vitesh këta të rinj punojnë në Divjakë. Ka edhe nga ata që kanë më shumë se 10 vite që e bëjnë këtë pune dhe kanë marrë edhe familjen me vete.
Në këtë periudhë ku pandemia ka bllokuar të gjithë kufijtë Divjaka është zgjidhja e vetme për këta të rinj.
Për të rinjtë e Divjakës kjo punë nuk është aq e preferuar, por për këta ata që vijnë nga zonat e thella është një mundësi jetese.
Top Channel